E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamerat e sigurisë tregojnë ku u pa për herë të fundit Daniel Shima
Lajme

Kamerat e sigurisë tregojnë ku u pa për herë të fundit Daniel Shima

Policia e Tiranës po heton për të zbardhur shkakun e vërtetë të humbjes së kontakteve me familjen të Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pasditen e djeshme, nëna e 34-vjecarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pasi nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin ‘po më arrestojnë’.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHI-t nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale, denoncojnë humbjen e kontakteve.

Nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni, Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por, ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po me arrestojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.