Kamionisti i dehur përplasi familjen shqiptare, foshnjës 15-muajshe që i prenë këmbën zgjohet nga koma
Një 58-vjeçar italian, Pietro Dal Santopërplasi me kamion një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në datën 9 mars të këtij viti. Italiani ishte duke e drejtuar kamionin në gjendje të dehur, ndërkohë që familja shqiptare ka qenë duke ecur në trotuar, fare pranë sheshit “Scacchi” në Marostica.
I mituri ka pësuar trauma në kokë dhe dëmtime në këmbën e djathtë. Mjekët janë detyruar t’ja prisnin këmbën për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar.
Mësohet se në momentin e aksidentit, nëna po i jepte akullore djalit të saj. Për fat të mirë ajo pësoi vetëm disa dëmtime të lehta në këmbë, ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.
Babai i tij në një intervistë për mediat italiane ka thënë:
Nuk e falim kurrë një akt të tillë. Ai njeri i dehur i shkatërroi jetën djalin tonë përgjithmonë. Përgjigja e vetme është burgu! Asnjë hakmarrje, por drejtësi, po! Këtë duam. Drejtësi të vërtetë, e të ashpër, ashtu siç duhet të jetë me atë që shkatërron të ardhmen. Për më tepër, ne jemi shqiptarë, kemi vite që jetojmë në Marostica dhe kemi shumë miq, por në këto momente ne pyesim veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte e kundërta, sikur fajtorët të ishim ne. Edhe për këtë arsye nuk mund të falim.”
E pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga aksidenti i frikshëm, fëmija 15 muajsh, i cili humbi edhe këmbën ka dalë nga koma. Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët kanë vendosur që t’i ndërpresin gradualisht edhe përdorimin e medikamenteve qetësuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



