Kancelari gjerman përfundon takimin me Presidentin e Ukrainës, ja mesazhi i fortë në konferencën për mediat
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kanë mbajtur një konferencë për mediat pas takimit të zhvilluar këtë të hënë në Kiev.
Siç raporton The Guardian, Scholz ka deklaruar që ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese të një lufte nga ana e Rusisë, duke shtuar:
“Nuk kanë qëllime të mira aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën”.
Ndërkohë Zelenskiy ka thënë: Siguria e Ukrainës është siguria e gjithë Evropës”.
Zelenskiy gjithashtu ka komentuar sugjerimet nga Moska se tensionet mund të ulen nëse Ukraina refuzonte ose shtynte anëtarësimin e saj në NATO.
“Disa udheheqes aludojne se Ukraina nuk duhet te flase shume rreth anetaresimit ne NATO, por ky vendim, eshte vendim qe na takon ne”, ka thene ai.
***

Foto e parë e takimit me Presidentin e Ukrainës, mesazhi i fortë i kancelarit gjerman: Jemi dëshmitarë të një kërcënimi shumë, shumë serioz për paqen në Evropë
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkoi këtë të hënë, 14 shkurt në Kiev dhe të martën (15 shkurt) do të jetë në Moskë për të diskutuar për krizën dhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.
The Guardian ka publikuar dhe foton e parë nga takimi i Presidentit Volodymyr Zelensky dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kiev të Ukrainës.

Sakaq, para mbërritjes në Kiev, kancelari gjerman doli me një mesazh të fortë.
Në një postim në Twitter, Scholz publikoi një foto teksa ngjitej në avion për t’u nisur drejt Ukrainës për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

“Rrugës për në #Ukrainë. Sot në Kiev dhe nesër në Moskë do të vazhdoj bisedimet tona për situatën ende shumë serioze në kufirin ukrainas. Në Kiev, është e rëndësishme për mua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën.
Ne presim urgjentisht shenja të de-përshkallëzimit nga Moska. Agresioni i mëtejshëm ushtarak do të kishte pasoja shumë të rënda për Rusinë. Unë jam absolutisht dakord me aleatët tanë për këtë. Ne jemi dëshmitarë të një kërcënimi shumë, shumë serioz për paqen në Evropë”, shkruan Scholz.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



