Kandidati Harito Zoto do të drejtojë PD e Korçës

Harito Zoto, kandidati i PD-së për drejtimin e degës së Korçës, pas votimit ka dhënë një mesazh për demokratët. Ai tha se ka për synim reformimin e degës së Korçës.

Zoto u bëri thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhje sepse çdo gjë varet nga vota e tyre për të pasur zgjedhje të rregullta dhe një kryesi të ndershme.

“Mesazhi im për demokratët e Korçës është bashkim, riformim i degës së PD. Gjithashtu ftoj të gjithë demokratët të marrin pjesë, të votojnë sepse çdo gjë varet nga vota e demokratëve dhe të jetë një zgjedhje e rregullt, një kryesi e ndershme. Më bëhet qejfi që demokratët janë masivisht në votim, ata përçojnë frymën dhe duket se të gjithë janë të interesuar që të zhvillohet një proces i rregullt dhe uroj të jetë i tillë”, tha kandidati Harito Zoto

Publikuar nga Publik Media