Kandidati i PD fushatë me kalë në Dibër
Kandidati i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka zgjedhur kalin si mjet transporti për të bërë fushatë elektorale në fshatrat e thellë të Dibrës.
Ai thotë se rruga është e bllokuar nga dëbora, ndaj sapo ka mbërritur aty me kalë i është futur punës me lopatë për hapjen e saj.
Mziu thotë se këto fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq, ndërsa telefonat detyrohen t’i karrikojnë në qytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



