E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen shpërndarësit e drogës në Fier. Çfarë i gjeti policia në banesë pas arrestimit
Publik News

Kapen shpërndarësit e drogës në Fier. Çfarë i gjeti policia në banesë pas arrestimit

Dy persona të cilët shpërndanin drogë në doza të vogla janë arrestuar nga policia e Fierit. Në kudër të operacionit të koduar “Apollonia” u arrestuan dy të rinjtë, E. M., 23 vjeç, banues në Fier  dhe O. L., 17  vjeç, banues në Fier.

“Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”. Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.