E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet ‘mat’ brenda një banese në Shkodër 36-vjeçari, policia e gjen në momentet kur po tentonte të…
Publik News

Kapet ‘mat’ brenda një banese në Shkodër 36-vjeçari, policia e gjen në momentet kur po tentonte të…

 

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet nga Policia 36-vjeçari në Shkodër. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

 

 

Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.