E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet në doganën e Morinës me 23 mijë euro  të pa deklaruara, 35-vjeçari nga Kosova
Lajme

Kapet në doganën e Morinës me 23 mijë euro të pa deklaruara, 35-vjeçari nga Kosova

Autoritetet në doganën e Morinës kanë ndaluar një 35-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të kalonte kufirin drejt Shqipërisë pa deklaruar paratë që kishte në mjetin e tij.

Mësohet se 35-vjeçari I. M. posedonte 23 mijë euro, të cilat nuk i deklaroi në kufi, duke sjellë edhe procedimin e tij penal më pas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.