E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet snajperi në mes të Tiranës
Lajme

Kapet snajperi në mes të Tiranës

Finalizohet  operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie. Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.