E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapri: Ç’i kemi bërë ne vetes me AKSHI-n, s’na e ka bërë Irani!
Politikë

Kapri: Ç’i kemi bërë ne vetes me AKSHI-n, s’na e ka bërë Irani!

“Në Rrjoll, policët privatë si gardianët islamikë”

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Kuvend gjatë diskutimeve për projekt-rezolutën, duke e cilësuar atë si një nismë tërësisht servile dhe pa përmbajtje reale politike.

Në fjalën e tij, Kapri kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se kjo nismë nuk synon të përfaqësojë vlera perëndimore, por të shërbejë si një përpjekje për të shpëtuar imazhin dhe të ardhmen politike të kreut të qeverisë.

“Kjo rezolutë do të kishte kuptim vetëm nëse kjo qeveri do të sillej si një qeveri perëndimore, përpara se të sillte nisma të tilla servile. Në dukje i jep një mesazh botës se Shqipëria është pjesë e Perëndimit, por në realitet është një tentativë për të shpëtuar fatin politik të Ramës,” u shpreh ai.

Deputeti ngriti gjithashtu shqetësime për çështje të sigurisë dhe reagimin institucional ndaj tyre, duke përmendur sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, për të cilat fajësohet Irani. Sipas tij, mungesa e reagimit nga shumica parlamentare për të mbledhur Këshillin e Sigurisë tregon standard të dyfishtë.

Kapri solli në vëmendje edhe situata të brendshme, duke akuzuar për dhunë ndaj qytetarëve në zona të caktuara dhe mungesë reagimi nga autoritetet. Ai kritikoi gjithashtu rritjen e çmimeve dhe politikat që, sipas tij, rëndojnë mbi qytetarët.

Në përfundim, ai hodhi akuza se orientimi politik i qeverisë është larg rrugës së integrimit europian, duke pretenduar se drejtimi aktual po e largon vendin nga Bashkimi Europian dhe po e afron me alternativa të tjera rajonale.

“Kjo rezolutë do të merrte shumë kuptim nëse kjo qeveri do të sillej si perëndimore, para se të sillte rezoluta servile të këtij lloji. Ka një vlerë për t’i dhënë botës se Shqipëria është pjesë e perëndimit, por në fakt është për të shpëtuar fatin politik të Ramës. Se e dimë se ça do ndodhë së shpejti. Do që të sillet servil para botës. Ne bëjmë rezolutë për Iranin që na ka sulmuar dhe asnjë nga maxhoranca nuk ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Cca i kemi bërë ne vetes me AKSHI-n, s’na e ka bërë Irani. Ka dy muaj që ndodh një protestë në një fshat katolik në veri të vendit. A keni parë si policë privat me shkopa gome me kapuçë të zinj rrahin banorët si gardianët islamikë. Asnjë s’ka folur nga ju. Ju flisni për një Shqipëri perëndimore, ku çmimi i naftës rritet pa bllokuar ngushtica e Hormuzit, apo ku njerëzit dënohen se lëvizim me monopatina. Rama ka vendosur që integrimi i vendit mos të kalojë nga BE, por nga Beogradi”, tha Kapri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.