E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Karaoke në Bordin e Paqes, Orbán dhe Milei “rrëmbejnë” skenën para Trump
Bota

Karaoke në Bordin e Paqes, Orbán dhe Milei “rrëmbejnë” skenën para Trump

Takimi i ashtuquajtur “Bordi i Paqes” në Uashington u kthye në ngjarjen më të komentuar të ditës. Përtej deklaratave për rindërtimin e Gazës dhe mesazheve diplomatike, rrjetet sociale u fokusuan te një moment i pazakontë mes liderësh.

Presidenti i Argjentinës, Javier Gerardo Milei, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u panë në një moment informal para nisjes së fjalimit inaugurues të Donald Trump. Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht online, Milei dëgjohet duke kënduar këngën në sfond, ndërsa afron Orbán-in për t’iu bashkuar. Të dy shfaqen të buzëqeshur, në një atmosferë të çlirët që kontraston me seriozitetin e takimit.

Në sfond, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, shihet duke i vëzhguar me admirim, një detaj që ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut.

Videoja e dy liderëve është bërë virale, duke nxitur komente të shumta mbi afrimitetin mes tyre dhe raportet politike që i lidhin. Momentet spontane mes figurave të larta shtetërore shpesh krijojnë më shumë jehonë sesa vetë deklaratat zyrtare – dhe këtë herë, duket se muzika “rrëmbeu” skenën nga politika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.