E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Karim Adeyemi e Loredana dënohen për armëmbajtje pa leje
Showbiz

Karim Adeyemi e Loredana dënohen për armëmbajtje pa leje

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është ndëshkuar me një gjobë prej 450 mijë eurosh, pasi autoritetet zbuluan armë të ndaluara në pronësi të tij dhe të partneres, Loredana Zefi.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, rasti lidhet me një kontroll policor të kryer rreth një vit më parë, gjatë të cilit u sekuestruan “dy objekte të kualifikuara si armë të paligjshme”. Kjo çoi në hapjen e një procedure penale, që përfundoi me vendimin e gjykatës për ta gjobitur Adeyemin. Sanksioni do të paguhet në 60 këste nga 7.500 euro, raporton KosovaPress.

Futbollisti nuk ka reaguar publikisht, por menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka sqaruar se sendet e gjetura nuk janë blerë drejtpërdrejt nga çifti, por kanë ardhur si pjesë e një “mystery box” të porositur në TikTok – një pretendim që nga ana ligjore nuk e ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Klubi gjerman ka dalë me një deklaratë të shkurtër, duke bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe me autoritetet kompetente, ndërsa nuk ka shpalosur nëse do të merren masa disiplinore brenda klubit.

Edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) pritet të shqyrtojë rastin, por nuk parashikohet ndonjë ndëshkim i rëndë, pasi çështja lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.