“Kashtë e k*qe”, mburoja e Ballukut sulmon opozitën
“Mos bëni prokurorin”
Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në Kuvend deklaroi se opozita nuk duhet të bëjë prokurorin rrugëve, duke iu referuar çështjes së tenderit për tunelin e Llogarasë.
Teksa në sallë ishte edhe ministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, Rama mohoi çdo pretendim për vjedhjen prej 50 milionë euro.
Ai u shpreh: “Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo jo, janë me dhjetëra herë mbi realitetin. Përsa i përket tunelit të Llogarisë, ai 50 mln euro është si 450 mln euro i inceneratorit. Ndërkohë, i rrini fort ligjit andej. Natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë, mbeten kashtë e koqe, siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



