Kastriot Skënderi emërohet në krye të Policisë së Elbasanit
Kastriot Skënderi është emëruar drejtor i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit. Duket se Elbasani mund të kontrollohet më në fund nga policia. Kujtojmë se Elbasani ka qenë nën kontrollin e bandave. Të gjithë e dinë se Suel Çela i shpallur në kërkim nga SPAK, fshihet në Elbasan.
Skënderi, me një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe përvojë në disa poste drejtuese, do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Hoxhën.
Emërimi në Elbasan pritet të pasohet nga ndryshime të tjera në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake, lëvizjet mund të prekin veçanërisht qarqet ku drejtuesit aktualë vijojnë të qëndrojnë në detyrë që prej emërimit të Ilir Proda Hitës në krye të Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



