E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katërfishohet çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kwh
Publik News

Katërfishohet çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kwh

Shqiptarët do të gjunjëzohen  këtë dimër

Enti rregullator i energjisë miratoi sot rritjen me 4.4 herë të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kwh në muaj. Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat.

Përfaqësuesi i Furnizuesit të Shërbimit Universal paraqiti në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator “kërkesën për çmimin për 800 kw/h.

“Ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kw/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë.Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kWh për konsumin familjar mbi 800 kWh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike”, u shpreh ai.

Sipas të dhënave, gjatë muajit tetor janë saktësisht 49 334 familje që harxhojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.