E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Katunari” i Shqipërisë i shkon Merkelit  në takim me avion privat
Bota

“Katunari” i Shqipërisë i shkon Merkelit në takim me avion privat

Provincialët, ose si i pëlqen t’i quajë Edi Rama “katunarët”, dallohen lehtë, kur mundohen të bien në sy prej veshjes, florinjve që varin në qafë, luksit të tepruar dhe sjelljes së shfrenuar.

Udhëheqësit e Shqiptarisë, të cilët përfaqësojnë dy shtetet më të varfëra të Europës kanë mbërritur në Berlin me avionin privat të Behgjet Pacollit, pasunar i pasurive të patundshme që e ka kripur djathin në ish-republikat sovjetike.

Udhëheqësit e dy shteteve më skamnore janë thirrur nga Merkel dhe Macron në një samit për punët e Ballkanit, të cilat kanë shkuar buzë greminës se për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin më shumë vlen fjala e Batonit se ajo e Berlinit.

Shkojnë me jat privat në vendin që pas Luftës së Dytë Botërore ka si fill modestinë dhe vetëm modestinë. Ndërtesat gjermane të pushtetit janë minimaliste, sepse gjëma e Luftës së Dytë Botërore u mësoi që përpara nuk ecet me kryet përpjetë.

Udhëheqësit e kostumeve të qepura me porosi mijëra euroshe do të takojnë një grua që nuk e ka ndëruar garderobën prej nja njëzetë vjetëve, pasi thotë që ka dalë për punë, jo për paradë mode.

Këta farë liderësh të kujtojnë parardhësin e tyre, Fatos Nano që shkoi të lypte ndihma Romano Prodit në vitin 1998 dhe kishte mbathur një smoking një numër më të madh, kurse mikpritësi bamirës e priste me një kostum pune, pak të ngrënë në bërryla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.