E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabisi, arrestohet faturisti i ujit
Lajme

Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabisi, arrestohet faturisti i ujit

Agjësohen 530 bimë kanabis që ishin kultivuar në fshatin Bardhorë.

Sipas policisë, është vënë në pranga faturisti i ujit Idriz Boci, i dyshuar i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi Idriz Boci 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji, pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.