E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin , arrestohet 54-vjeçari italian
Lajme

Kavajë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin , arrestohet 54-vjeçari italian

Një shtetas Italian është vënë në pranga, pasi kanë aksidentuar për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër në kërkim është shpallur 43-vjeçari me iniciale V. N., I cili ishte pronari i makinës “Golf”, me të cilën u aksidentua këmbësori.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”,njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.