Kavajë/ Sherri me 2 vrarë në Mars, vritet vëllai i një prej viktimave. 48-vjeçari u ekzekutua në sy të të atit
Merr përmasa edhe më tragjike përplasja e ndodhur 2 muaj më parë në Kavajë, ku një sherr mes dy 43-vjeçarëve (Armand Gosa dhe Altin Rexha) çoi në vdekjen e të dyve
Këtë të diel, Arian Gosa, 48-vjeç, vëllai i Armand Gosës, u ekzekutua me një plumb pistolete në kokë. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, në një lokal të zonës. Viktima ishte duke pirë kafe me të atin, kur autori iu afrua dhe e la të vdekur në vend.
Zyrtarisht policia tha se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë hakmarrja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



