E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Lajme

KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Roni nuk e përmend kot Nigerinë në përgjime. Mesa duket jo vetëm për furnizim me armë atje. Nigeria ka shërbyer si model formal për KAYO-TIMAK. Në 2023 Nigeria votoi the DICON Act(Defence Industries Corporation of Nigeria), 100% shtetërore ku e autorizon për të krijuar kompani të përbashkëta me privatët.

Me 18 janar 2024, (në foto),drejtori i përgjithshëm i DICON, gjeneral major Ae Edet nënshkroi partneritetin me Osman Chennar, CEO i D7G Nigeria Limited, kompani private që realisht prodhon armë brezi e krahu, granathedhëse, municione të të gjitha kalibrave, dronë etj.

Por ka një dallim të madh me vendin tonë:

Në Nigeri pjesëmarrja e aksioneve është 50% me 50%.
Shteti ofron infrastrukturën fizike, uzinën ushtarake të Kadenas, krahun e punës dhe kuadrin ligjor dhe institucional.

Ndërsa kompania private, kapitalin financiar dhe financimet për transferimet e teknologjive të reja, inxhinierinë, automatizimin e linjave të prodhimit dhe aksesin te nënkontraktorët ndërkombëtarë të industrisë ushtarake.
Arma më e njohur dhe më e shitur e tyre është DG-103, një version i modernizuar dhe i prodhuar me patentë(edhe Nufi për armë me patentë foli në parlament), të AK-103 ruse.

Dhe diçka tjetër, shumë të rëndësishme: Nigeria njihet për numrin shumë të madh të uzinave klandestine të armëve dhe municioneve, në të gjithë vendin, por kryesisht në deltën e Nigerit. Nuk janë aspak artizanale, por të sofistikuara. Armët që prodhojnë janë kopje, por kopje perfekte.
Ushtria nigeriane shkatërron rregullisht uzina të tilla. Këto uzina kanë klientë parësorë organizatat kriminale, grupet separatiste, piratët detarë dhe trafikantët ndërkombëtarë të armëve…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.