E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KE këshillon shtetet evropiane që të heqin pezullimin e udhëtimeve ndaj Britanisë
Bota

KE këshillon shtetet evropiane që të heqin pezullimin e udhëtimeve ndaj Britanisë

Ditën e sotme KE ka dalë me një rekomandim për të gjitha shtete anetetare të BE-SË. Pasi një numër i madh shtetesh vendosën për të pezulluar udhëtimet me Britaninë për shkak të shfaqjes së variantit të ri të Covid-19, një situatë e pazakontë është krijuar në shumë kufij dhe aeroporte të BE-së.

Komisioni Europian doli me një rekomandim tjetër që iu kërkonte vendeve anëtarë të hiqnin masat dhe të lejonin rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me Britaninë.


Situata më e rënduar paraqitet në kufirin mes Britanisë dhe Francës në Kent dhe të dy vendet kanë nisur negociatat për t’i dhënë fundit ndërprerjes pasi mijëra kamionë janë bllokuar.

Në rekomandimin e KE thuhet se vendet anëtare duhet të shikojnë mundësinë të lejojnë udhëtimet nga Britania e Madhe me rregullat e tyre duke përfshirë testimet për koronavirus apo dhe karantinën.

Gjithashtu kërkohet që mjetet e transportit të mallrave duhet të mos pengohen të lëvizin të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.