E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kemi maturinë që problemet tona t’i zgjidhim brenda familjes”- Alibeaj zbulon axhendën e PD-së për sesionin e ri parlamentar: Kryereforma ëshët vetingu në politikë
Politikë

“Kemi maturinë që problemet tona t’i zgjidhim brenda familjes”- Alibeaj zbulon axhendën e PD-së për sesionin e ri parlamentar: Kryereforma ëshët vetingu në politikë

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj, renditi nga Foltorja e Parlamentit prioritetet e PD-së gjatë këtij sesioni të ri parlamentar.

Alibeaj theksoi se problemet e brendshme në Partinë Demokratike, janë probleme që do të zgjidhen dhe janë zgjidhur brenda shtëpisë dhe jo në Kuvendin e Republikës. Sipas tij në parlament PD do të vijojë betejën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit, denoncimin e korrupsuionit, reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vetingun në politikë. 

“Të nderuar kolegë, përfitoj nga fakti që të falenderoj kolegët e mi që më dhanë këtë barrë dhe këtë post që më është ngarkuar. Përveç këtij ndryshimi nuk ka ndryshuar asgjë nga ky parlament. Është e qartë për këdo që pas 25 Prillit këtij parlamenti i ka munguar legjitimiteti. Ky është parlament i grabitur, kjo është ajo që duhet thënë. Për sa kohë që vihet këtu për të çuar zërin e shqiptarëve.

Kurrë nuk do ta mendoja që të ishte kjo një betejë që të kërkonin zgjidhje nga zonja Nikolla. Po ne i kemi ca probleme, i kemi thënë në sytë e publikut, por ne kemi maturinë dhe pjekurinë politike që t’i zgjidhim brenda familjes sonë. Njerëzit që kanë aftësinë për të hequr nga qafa gurin e rëndë, këtu në parlamentin që maxhoranca e vodhi më 25 Prill.

Ky parlament ka një sfidë, për ta kthyer në sallën ku flitet për hallet e shqiptarëve. Kjo foltore duhet të përdoret për këtë qëllim, pavarësisht problemeve që kemi pasur dhe i kemi kaluar. Sfidat tona janë ato, çështja e zgjedhjeve nuk ka për tu mbuluar. Masakra elektorale nuk është vetëm një fatur që na u vendos ne me pa të drejtë, është detyrimi ynë që në një moment të vështirë që vendi kalon, është detyrimi ynë t’ia kthejmë votën e lirë shqiptarëve. Së dyti korruspioni është sipmtoma më energjike që vjen pas vjedhjes së zgjedhjeve. Si për njërin dhe për tjetrin kanë dalë shumë të dhëna sensitive mbi aferën e inceneratorëve, sot një nga ministrat që ulet këtu është atje. Nëse do të ndiqej paraja shumë nga karriget këtu mbrapa do të ishim bosh. Do të vahdojmë për reformën zgjedhore për të targetuar atë që është problemi real, që ky vend nuk bën më zgjedhje prej disa vitesh.

Do të vazhdojmë reformën territoriale, që nga 2014 nuk ka më pushtet vendor as bashki, por ka vetëm brejtës parash. Kryereforma më kryesore dhe më e rëndësishme për çdo shqiptar është vetingu në politikë. Kjo është sfida reale ndaj të cilës duhet të kalojë secili prej nesh. Për të hyrë në këtë parlament duhet të jesh i pastër nga korrupsioni dhe krimi. Kaq kërkojnë shqiptarët. Nëse do të ndodhë dhe do të ndodhë se s’ka zgjedhje tjetër, ky parlament do t’i kthehet shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.