E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet me jetë grupi i xhirimit të Ora News
Lajme

Kërcënohet me jetë grupi i xhirimit të Ora News

Shpallet në kërkim Sinan Hamdi Idrizi

Një grup xhirimi i Ora News është përballur me kërcënime serioze gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës.

Gazetarja dhe operatori ndodheshin në zonë për të realizuar një kronikë pas denoncimit të banorëve lidhur me dëmtimin e një burimi ujor historik, i cili prej vitesh shërben për komunitetin.

Sipas denoncimit të banorëve, burimi është dëmtuar nga një banor i fshatit, duke shkaktuar shqetësim te komuniteti. Për të verifikuar situatën dhe për të dokumentuar problematikën, grupi i xhirimit të Ora News shkoi në vendngjarje.

Gjatë kryerjes së detyrës, gazetarja dhe operatori janë përballur me kërcënime me jetë. Për ngjarjen, grupi i xhirimit ka bërë kallëzim penal në Policinë e Tiranës, duke kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së tyre dhe identifikimin e përgjegjësit.

Pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë për dokumentimin e rastit dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Sinan Hamdi Idrizi, i dyshuar për kërcënimin e gazetares dhe operatorit të Ora News.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e gazetarëve gjatë ushtrimit të profesionit, veçanërisht në rastet kur ekipet e medias shkojnë në terren për të verifikuar denoncime të qytetarëve dhe për të raportuar mbi problematika që prekin komunitetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.