E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet me jetë kryeministri  Haradinaj , shtohen masat e sigurisë ndaj tij
Bota

Kërcënohet me jetë kryeministri Haradinaj , shtohen masat e sigurisë ndaj tij

Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga person/a të panjohur.

Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.