E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënoi përmes Facebook-ut ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dënohet me burg 53-vjeçari
Lajme

Kërcënoi përmes Facebook-ut ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dënohet me burg 53-vjeçari

“Ta vras familjen m..”, ishte mesazhi që mbërriti në adresën e rrjetit social facebook të Klement Zgurit më 4 korrik 2019, kohë kur ai ushtronte detyrën e kryetarit të komisionit qendror të zgjedhjeve.

Sipas dosjes që ka siguruar Euronews Albania, Zguri ka depozituar kallëzim në policinë e Tiranës, e cila nisi hetim për kanosje për shkak të detyrës dhe ndaj tij u rriten masat e sigurisë.

Kërcënimi kishte mbërritur në adresë të kryetarit të KQZ-pak minuta pas shpalljes së rezultateve të dy bashkive të vendit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Hetimi zbuloi se kërcënimi kishte ardhur nga një 53-vjeçar nga Shkodra, që ishte larguar jashtë shtetit në Greqi që prej vitit 2010.

Ai është dënuar pak muaj më parë në mungesë nga gjykata e Tiranës me 3 muaj burg, për “Kanosje për shkak të detyrës”.

Në proces është paraqitur edhe vetë ish-kreu i KQZ-së Klement Zguri i cili është shprehur se ndihej keq që gjerat shkuan në këtë mënyrë dhe nëse do të pyetej më herët, do të hiqte dorë nga ankimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.