Kërcet arma në Skrapar/ Qytetari: Autori me x5 qëlloi drejt disa çunave dhe u largua
Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë regjistruar pak më parë në Skrapar. Një qytetar, dëshmitar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, shkruan për JOQ Albania, se një person me x5 qëlloi drejt disa çunave dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas qytetarit, të gjithë janë shtrirë në tokë, teksa plumbat për fat të mirë kanë rënë mbi makinë dhe jo djemve. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje dhe detajet, teksa pritet njoftimi nga Policia e Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



