E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet sherri me thika mes pronarëve në Korçë, tre të plagosur
Lajme

Kërcet sherri me thika mes pronarëve në Korçë, tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosje me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur fillimisht me debate verbale, për t’u përshkallëzuar më pas në përplasje fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur njëri prej të përfshirëve ka marrë një thikë nga ambientet e lokalit dhe ka goditur një tjetër person, duke e lënë të plagosur.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e konfliktit, ndërsa të tre personat e përfshirë janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e dhunës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.