Kërcet sherri në Durrës, ka të plagosur
Një konflikt fizik mes tre personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, duke përfunduar me dy të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, njëri nga të përfshirët në sherr mbante me vete një armë zjarri, me të cilën ka goditur një person tjetër me tytë, pa e qëlluar me plumb.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë, të cilat ndodheshin pranë zonës ku ndodhi ngjarja, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.
Ngjarja është në hetim dhe priten detaje të mëtejshme nga autoritetet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



