E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kërcet” sherri në Pogradec, një person përfundon i plagosur
Lajme

“Kërcet” sherri në Pogradec, një person përfundon i plagosur

Një konflikt mes disa personave në zonën e Mokrës, në Pogradec, ka përfunduar me plagosjen e një personi me thikë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Proptisht, ku pas një përplasjeje fizike, njëri prej personave të përfshirë është goditur me mjet prerës.

Nga të dhënat paraprake, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në pjesën e shpatullës. Pas incidentit, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të dokumentuar rrethanat dhe për të sqaruar dinamikën e konfliktit.

Dyshohet paraprakisht se përplasja ka nisur për motive banale, ndërsa rrethanat e plota dhe shkaku që çoi në përdorimin e thikës pritet të sqarohen gjatë veprimeve të policisë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me personat e përfshirë dhe përgjegjësitë e mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.