E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kërdia’ në Kadastrën e Durrësit: 12 të arrestuar dhe nën hetim
Lajme

‘Kërdia’ në Kadastrën e Durrësit: 12 të arrestuar dhe nën hetim

Një operacion i gjerë është zhvilluar pasditen e kësaj të enjte në Durrës, ku autoritetet kanë goditur një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave. Si rezultat i hetimeve, janë ekzekutuar masa sigurie ndaj 12 personave, mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas të dhënave paraprake, të dyshuarit akuzohen për një sërë veprash penale, mes të cilave mashtrimi, falsifikimi i dokumenteve, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Operacioni është pjesë e hetimeve që synojnë zbardhjen e rasteve të dyshuara të tjetërsimit të paligjshëm të pronave në qarkun e Durrësit.

Personat ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie

Masë “Arrest në burg”:

  • Ramazan Sheshi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • Adrian Kona, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.
  • Bledar Zerba, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.
  • Rovin Zeqja, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Masë “Arrest në shtëpi”:

  • Shaqir Sheshi, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
  • Viktor Mataj, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
  • Arianit Mataj, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
  • Besnik Xhafa, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Masë “Detyrim paraqitje”:

  • Fiqeret Xhafa, e dyshuar për “Mashtrim”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • Jonida Mergeja, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
  • Leandro Dervishi, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
  • Artur Çobani, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi mekanizmin e skemës së dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha episodet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.