“Kërkimi “/ Ivanka Trump zbulon librat që po lexon për Shqipërinë
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet sociale një foto me tre libra që ka zgjedhur t’i lexojë, të gjithë të lidhur me historinë dhe kulturën shqiptare.
Ivanka, e martuar me Jared Kushner, investitorin që po zhvillon projektin në ishullin e Sazanit dhe që ka vizituar disa herë Shqipërinë, duket se po i futet një “studimi” të thelluar mbi vendin tonë.
Në listën e saj të leximit janë përfshirë tre vepra të njohura:
– “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer
– “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers
– “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare
Në përshkrimin e shkurtër poshtë fotos, Ivanka ka shkruar vetëm një fjalë: “Research!” (“Kërkim!”), duke lënë të nënkuptohet se po përgatitet të njohë më mirë historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare.
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë.
Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



