E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërko avokat’, PD kallëzim penal për ministren e Drejtësisë: Mëshirë s’do ketë
Lajme

Kërko avokat’, PD kallëzim penal për ministren e Drejtësisë: Mëshirë s’do ketë

Partia Demokratike ka deklaruar se do te depozitoje nje kallezim penal per shperdorim detyre per ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj dhe bashkepunetoret e saj lidhur me firmën që ajo ka hedhur për të ekstraduar Nezar Seitajn, financierin e bandës së Habilajve.

Lajmin e ka dhene deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ne fund te interpelances me ministren, duke i keshilluar qe pas kesaj qe ka bere i mbetet vetem nje rruge: “Kerko avokat”, tha Alibeaj, duke i kujtuar vendin bosh te burgu 313.

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuropria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte”, tha Alibeaj.

Sipas tij “ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitiin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Që të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit do të duhej që ai të ishte në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Ke thënë që e ke çuar në duart e drejtësisë italiane, e jo me pushime. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk u mban të gjithëve”.

“Katania heton Nezar Seitin, Moisi Habilajn, por jo Sajmir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri heton Sajmir Tahirin mbi të gjitha. Cila ishte goja që do tregonte për lidhjet e Sajmir Tahirit, për paratë e marra dhe për lidhjet me Ramën? Nezar Seiti. Cili ishte motivi që do fliste? Frika, kujdesi se ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vet. Ti nuk je merakosur shumë për burgun dhe pushimet e Nezarit, je merakosur për burgun e Sajmir Tahirit. E ke lënë dorën te Fatmir Xhafaj, te Edi Rama? Mëshirë për ty nuk do të ketë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.