E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej për skemat me “Call Center”, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari
Lajme

Kërkohej për skemat me “Call Center”, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

Bëhet fjalë për Eltion Logun, 35 vjeç, i lindur në Tropojë, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte përmes mashtrimeve online.

Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden.

Sipas autoriteteve, në korrik të vitit 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Nga hetimet paraprake rezulton se Logu ishte pjesë e një rrjeti që operonte përmes një call center-i të zbuluar gjatë vitit 2024. Ky grup dyshohet se ka realizuar të paktën 17 raste ose tentativa mashtrimi ndaj qytetarëve.

Si pasojë e këtyre veprimtarive, dëmi financiar i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 187 mijë euro.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.