E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohet auditimi i 4 milionë eurove të koncertit të Kanye West
Lajme

Kërkohet auditimi i 4 milionë eurove të koncertit të Kanye West

Qëndresa Qytetare kërkesë KLSH-së

Organizata Qëndresa Qytetare i është drejtuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim të plotë mbi përdorimin e rreth 4 milionë eurove të akorduara nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e pjesshëm të koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West në Tiranë.

Në reagimin publik, organizata ngre shqetësime serioze mbi mënyrën se si është përdorur ky fond, duke theksuar se sipas legjislacionit në fuqi, fondi rezervë duhet të shërbejë vetëm për situata të paparashikuara dhe emergjente, të cilat nuk mund të planifikohen gjatë hartimit të buxhetit. Sipas saj, financimi i një eventi privat përmes një akti normativ të miratuar vetëm pak ditë përpara zhvillimit të aktivitetit ngre dyshime të forta mbi respektimin e procedurave ligjore dhe transparencën e vendimmarrjes.

Qëndresa Qytetare vë në pikëpyetje kriteret mbi të cilat është përzgjedhur përfituesi i financimit, si dhe efektivitetin e përdorimit të parave publike në këtë rast. Sipas organizatës, Akti Normativ nr. 3/2026 mund të jetë në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Europian për ndihmën shtetërore dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, pasi favorizon një subjekt të caktuar dhe mund të ndikojë në shtrembërimin e konkurrencës në treg.

Përmes kërkesës së saj, organizata i bën thirrje KLSH-së të auditojë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes, duke përfshirë miratimin e aktit normativ, transferimin e fondeve dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Gjithashtu, kërkohet që çdo shkelje e mundshme ligjore apo element i ndihmës së paligjshme shtetërore të referohet tek institucionet përkatëse, përfshirë Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe organet e drejtësisë.

Në përfundim, Qëndresa Qytetare thekson se fondet publike duhet të administrohen me përgjegjësi maksimale, duke nënvizuar se çdo shpenzim nga buxheti i shtetit duhet të jetë plotësisht i justifikuar, transparent dhe i verifikueshëm nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.