Kërkohet dënimi i Luiz Ejllit, zbardhen detajet e bujshme
Caktohet gjyqtarim dosja shkon në Gjykatën e Lartë
Prokuroria e Apelit ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së dytë që shpalli të pafajshëm këngëtarin dhe aktorin shkodran Luiz Ejlli, duke e çuar çështjen për shqyrtim në instancën më të lartë të drejtësisë.
Mësohet se Ejlli ishte dënuar fillimisht nga shkalla e parë me 1 vit burg për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Vendimi u ankimua dhe më 8 maj 2025, gjykata e Apelit vendosi ta shpallë të pafajshëm.
Pas ankimit të Prokurorisë së Apelit, dosja tashmë ndodhet në Gjykata e Lartë, ku relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.
Në të njëjtën çështje është dënuar edhe Fatmir Avdurramani, personi që dyshohet se kishte përfituar nga akti i kryer nga Ejlli, gjatë kohës kur ky i fundit nuk ishte noter, por kishte përdorur vulën.
Sipas të dhënave, Avdurramani rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit. Në vitin 2021 ndaj tij është firmosur sekuestro preventive për pasuritë, ndërsa në vitin 2022 është vendosur konfiskimi i tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



