Kësaj here ambasada amerikane nuk u kujdes të informonte qytetarët për protestën e opozitës?!
Mbrëmë Policia e Shtetit nga ana e saj, lëshoi kërcënimin se protesta e sotme ishte e jashtëligjshme dhe se rrezikonte që të përdorej nga element kriminalë, për të shkaktuar trazira dhe dhunë.
Ashtu siç bën zakonisht në ditë protestash, edhe ambasada amerikane në Tiranë ka nxjerrë sot një njoftim, por çudia këtë herë ishte se ajo nuk paralajmëronte nënshtetasit e SHBA në vendin tonë që të qëndrojnë larg vendeve ku do të grumbulloheshin njerëzit, por ju bëri thirrje shqiptarëve që të nxitojnë për të aplikuar për viza amerikane, me rastin e sezonit të verës.
Çfarë po ndodh në ambasadën amerikane, ndërkohë që edhe ambasadori Donald Lu (i përfshirë së fundmi në një hetim si bashkëpunëtorë me kryeministrin Rama për kapjen e Reformës në Drejtësi) ndodhet me gjithë familjen jashtë Shqipërisë?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



