Këshilli Kombëtar/ Basha: Ish-deputetët e vetëdeklaruar jashtë PD nuk do jenë në lista. Emrat
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ku është diskutuar për këshillin Kombëtar që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Basha tha para gazetarëve se jashtë Këshillit Kombëtar, do të mbeten ish-deputetët e PD-së, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli.
Sipas tij mospërfshirja e tyre në listë lidhet me faktin se ata janë vetëdeklaruar jashtë PD-së.
Ndërkohë që në listë janë futur edhe disa nga kritikët e tij, si Edhit Harxhi, Julian Deda, Gazment Oketa, Aleksandër Biberaj, Edvin Kulluri dhe Endira Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



