E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Këto janë ndërtuar pa leje në kohën e PD’, Rama nxehet me deputetin e tij milioner: Po leje tashi se e di, e gjitha do prishet!
Publik News

‘Këto janë ndërtuar pa leje në kohën e PD’, Rama nxehet me deputetin e tij milioner: Po leje tashi se e di, e gjitha do prishet!

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Sarandës, për të inspektuar punimet në kantierin e Lungomares së qytetit, e cila është 1.1 km e gjatë dhe këtë vit në verë do të presë turistët e parë.

Rama ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist Alket Hyseni, dhe gjatë rrugës së lungomares ka vënë re disa ndërtesa që i kanë “vrarë” syrin.

Hyseni i tha se janë pa leje që nga koha e PD, por Rama “u nxeh” dhe iu kthye keq, duke dhënë dhe urdhrin për prishjen e tyre.

Rama: Duhet sistemuar kjo këtu, të bëhet siç është për t’u bërë. Po nëqoftëse do bëhet kjo, i bie të ketë shpronësim këtu.

-Kjo është ajo pjesa që të thamën

Rama: Këto janë ndërtuar pa leje me siguri

Hyseni: Po në kohën e PD-së.

Rama: Po leje më tashi në kohën e PD-së, kjo dihet. Kjo e gjitha do të hiqet, dhe aty do të bëhet një zonë e bukur, do të jetë një destinacion turistik fantastik. Dhe palmat mos të hiqen mos i prisni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.