E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim jep mesazhe të forta: Media e pavarur më e rëndësishme se kurrë
Publik News

Kim jep mesazhe të forta: Media e pavarur më e rëndësishme se kurrë

Ambasadorja e SHBa në Tiranë Yuri Kim në ditën botërore të lirisë së shtypit ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme.

Media e pavarur është më e rëndësishme se kurrë thotë Kim ndërsa shton se duhen nderuar gazetarët që bëjnë pyetje të vështira dhe që hulumtojnë faktet.

“Thomas Jefferson ka të drejtë. Në këtë Dita botërore e lirisë së shtypit, ne i nderojmë gazetarët në Shqipëri dhe në të gjithë globin që guxojnë të bëjnë pyetje të vështira, hulumtojnë faktet dhe fuqizojnë njerëzit… Media e pavarur është më e rëndësishme se kurrë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.