Kim takim dy orësh me ministren e Drejtësisë: Vazhdo të njëjtin kurs me reformën
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas interesimit të Euronews Albania pranë selisë diplomatike në Tiranë. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj. Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi. Ky takim vjen pas akuzave dhe përplasjes së fortë që
Etilda Gjonaj ka patur me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht ministres Etilda Gjonaj të dorëhiqet, ndërkohë që e ka kallëzuar atë penalisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



