“Kimikatet e lodrave prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin“
Toksikologu u “tërheq veshin” prindërve
Toksikologu Alban Haxhi ka ngritur alarmin duke treguar se kimikatet që përmbajnë lodrat e fëmijëve mund të prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin
I ftuar në emisionin “Good morning Albanians” në “Euronews”, taksikologu u shpreh se elementet përbërës të plastikës, si ftalatet apo mineralet e rënda që i japin butësinë dhe elasticitetin disa lodrave janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve tuaj.
“Sa më elastike është lodra aq më e dëmshme është, në varësi të plasticitetit aq më e madhe është prania e këtyre mineraleve të rrezikshme. Slajmi p.sh, ka fenole, përbërjet e benzemit që janë toksike. Pasojat nisin që nga dëmtimet alergjike, dhe nëse kanë përbërje mërkuri mund të prekin mëlçinë, mushkërinë dhe sistemin nervor të fëmijës”, tregoi toksikologu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



