E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina ndalon filmin e arushit Winnie-the-Pooh, arsyeja do ju shkrijë së qeshuri
Bota

Kina ndalon filmin e arushit Winnie-the-Pooh, arsyeja do ju shkrijë së qeshuri

Ditët e fundit nëpër mbarë kinematë botërore po jepet premiera e filmit “Christopher Robin”, i cili bazohet në historinë e arushit të famshëm Whinne the Pooh dhe protagonistë janë pikërisht personazhet që kemi parë tek Winnie, veçse në dimension tjetër.

Por, ky film është ndaluar rreptësisht në Kinë dhe arsyeja është se arushi ngjason me presidentin kinez Xi Jinping.

Më përpara arushi Winnie the Pooh është përdorur nga opozita për të tallur presidentin e tashmë, madje në vitin 2013 kur presidenti Xi Jinping vizitoi Obamën në Kaliforni, tituj e parë të gazetave ishte ngjashmëria e Jinpingme Pooh dhe e Obamës me tigrin.

E njëjta histori u përsërit edhe në vitin 2014-të, kur Jinping vizitoi presidentin japonez Shinzo Abe, ku vëmendja u fokusua tek ngjashmëria mes presidentit dhe arushit.

Në vitin 2015, imazhi i presidentit kinez që kontrolloi trupat kineze, u krahasua me personazhin e filmit të vizatuar duke qëndruar në një makinë kabriolet.

https://m.youtube.com/watch?v=0URpDxIjZrQ

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.