E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është vajza që u vra nga vëllai e babai dhe u gjet në “Malin me gropa”
Publik News

Kjo është vajza që u vra nga vëllai e babai dhe u gjet në “Malin me gropa”

Vajza qe shihni ne foton me poshte eshte Eglantina Buci, 23-vjecarja qe u ekzekutua nga vellai i saj me plumb ne koke, pas nje plani te kurdisur prej tij ne bashkepunim me te atin.l

Vrasja dhe fshehja e kufomës së saj është zbardhur pas 8 vitesh nga Policia, që ka arrestuar si autorë babanë dhe vëllanë e saj.

 

Ngjarja 

Ngjarja e ndodhur në vitin 2012 është zbuluar pas identifikimit të kufomës që u gjet në Malin e Fagut në Shëngjergj, më 18 shtator të po atij viti. Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vrarë me armë zjarri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin. 

Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fatal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur gjithçka.

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Heshtja”, duke ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për Faik Bucin, 66 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij dhe Shkëlzen Bucin, 37 vjeç, i cili ndodhet në burg për një vrasje të mbetur në tentativë.

ZBARDHJA E KRIMIT

Policia e Tiranës njoftoi dje për finalizimin e operacionit të koduar “Heshtja”, gjatë të cilit u arrestuan 2 persona për një vrasje të ndodhur dy vite më parë. Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e quajtur “Mali me Gropa”, Tiranë.

Në pranga është vënë njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në burgun ku po vuan dënimin. Policia tha dje se në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Heshtja”.

Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur Mali me Gropa, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, e datëlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë.

DINAMIKA E PLOTË: Vëllai e mori nga Fresku me armë në kokë, e çoi tek mali me Gropa dhe i “futi” plumbin. Pas 4 ditësh e varrosën, eshtrat ia gjeti një gjuetar

Pas katër ditësh, babë e bir, i morën eshtrat dhe e varrosën 500 metra më tutje nga ku e vranë.  Pas një muaji një gjuetar i gjeti një pjesë të eshtrave, të cilat pas konfirmimit të ADN-së, u provuan se i përkisnin Eglantina Bucit.

TIRANE- Eglantina Buci, 23-vjeçarja e cila u vra nga babai dhe vëllai, pasi iku nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, u mor nga banesa në zonën e Freskut nën kërcënimin e armës. Ka qenë i vëllai, Shkëlzen Buci, i cili dyshohet se është personi që e çoi tek Mali me Gropa dhe e vrau me një plumb në kokë.

Pas katër ditësh, babë e bir, i morën eshtrat dhe e varrosën 500 metra më tutje nga ku e vranë. Pas një muaji një gjuetar i gjeti një pjesë të eshtrave, të cilat pas konfirmimit të ADN-së, u provuan se i përkisnin Eglantina Bucit.

Mbrëmë në Policia janë thirrur 8 familjarë të vajzës, të cilët kanë rrëfyer versionin dhe informacionet e tyre për ngjarjen.

Faik Buci u arrestua dje nga Policia e Shtetit, pas zbardhjes së ngjarjes. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të birin, Shkëlzen Buci, 37 vjeç, i arrestuar më herët për një vrasje të mbetur në tentativë, kanë vrarë me plumb në nofull, 23-vjeçaren Eglantina Buci. E reja, kishte ikur nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, ndërsa trupi i saj ishte fshehur në zonën e Malit të Fagut në Shëngjergj.

ARRESTIMET

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje. Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: shtetasit Faik Buci, 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë; Shkëlzen Buci, 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

“Shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen Eglantina Buci dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën në Malin me Gropa, Tiranë.

Motivi i vrasjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj lidhet me faktin që shtetasja Eglantina Buci është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve të saj”, tha dje zyrtarisht Policia.

Ndërsa theksoi se Shkëlzen Bucit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e burgut ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

Ky shtetas, aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin Faik Buci, Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. Në momentin e ndalimit, atij i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.