Klevis Balliu paralajmëroi një situatë si në Sri Lanka edhe në Shqipëri
Balliu u shpreh se protesta e 7 korrikut ishte vetëm fillimi, më tej vazhdoi duke përforcuar se opozita do të vazhdojë aksionin deri sa të zgjidhjet situata e krijuar në vend, që po përballet me një krizë të rëndë.
“Nuk mendoj se Berisha është i vetëm në luftën e tij, sepse atë e tregoi 7 korriku. Sali Berisha është Sali Berisha. Këtë lëvizje e thirri ai në cilësinë e kryetarit të PD, dhe qytetarët ju përgjigjën liderit të ri të PD, dhe tani PD do t’i përgjigjet qytetarëve me aksionin, i cili do të vazhdojë. Denoncime janë bërë boll, emra janë bërë boll, Guglja e Zoto, i kemi përmendur, por këto janë kot, sepse inceneratorët vazhdojnë. Që të ndalojnë inceneratorët, duhet të ikë Rama, se këta të tjerët janë kot, këta nuk dalin nga shtëpia pa lejen e Ramës. Sot PD po punon për të dhënë një alternativë, një zgjidhje për situatën”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



