E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodiana Lala nxjerr emrin: Na sqaroni a ishte Ervis Martinaj në makinë me vëllain e deputetes?
Lajme

Klodiana Lala nxjerr emrin: Na sqaroni a ishte Ervis Martinaj në makinë me vëllain e deputetes?

Klodiana Lala ka nxjerrë emrin e personit që dyshohet se ka qenë në mjetin luksoz të Eldin Dergjinit, vëllait të deputetes, Ambra Borova. Sipas saj, dyshohet se në makinëse mund të ketë qenë Ervis Martinaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar sërish për aksidentin me makinën lukzose tek “Sheshi Shqiponja” pak javë më parë, e cila drejtohej nga Eldin Dergjini, vëllai i deputetes Ambra Borova.

Ajo i ka kërkuar informacion policisë nëse ishte në makinë apo jo me Eldin Dergjinin, Ervis Martinaj, që në fakt ndodhet prapa hekurave.

“Tani të na sqarojë kjo e shkretë polici, ishte apo jo Ervin Martianj në atë makinën e targa ruse. Jo për gjë, po po mbetemi në kuadrin e thashethemit”, shprehet Klodiana Lala në një postim në Facebook.

Personazhi i botës së krimit që shpëtoi pasi telefonoi mikut

Pasi ndodhi aksidenti mësohet se në mjetin tip “Benz G-Class” ka qenë një personazh i njohur i botës së krimit në vend. Ky person drejton një grup të strukturuar kriminal dhe prej disa kohësh lëviz vetëm me makina të blinduara. Eldin Dergjini ka qenë shoferi i makinës. Ndërkohë që pas aksidentit, drejtuesi i bandës kriminale në Tiranë, ka telefonuar një mikun e tij, i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendngjarje me një tjetër automjet. Pavarësisht dëshmisë së 34-vjeçarit nga Shkodra, policia dyshon se ai ka marrë në mbrojtje këtë person. Dyshimet janë bërë edhe më të forta, pasi ky automjet i blinduar me targa ruse dhe xhama të zinj është parë në kryeqytet i përdorur nga i dyshuari. Burime nga polica thanë se personi që dyshohet se ishte në mjeti G Class prej kohësh lëviz me mjete të blinduara pasi i druhet një atentati.

Më datë 12 shtator në Tiranë tek “Sheshi Shqiponja”, një makinë tip Mercedes Benz G Class, përfundoi jashtë rruge, duke u kthyer përmbys. Makina super luksoze, e blinduar kap në treg vlerën nga 150 mijë deri në 200 mijë euro. Drejtuesi i mjetit, nuk u gjet në vendngjarje, çka menjëherë ngjalli dyshimet se ngjarja mund të fshihte më shumë se një aksident. Menjëherë u verifikua se shoferi i makinës ishte Eldin Dergjini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.