KLP merr vendimin, zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka emëruar Edmond Koloshin në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte, ku anëtarët e KLP-së shqyrtuan procedurën për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të një prej prokurorive më të rëndësishme në vend.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe diskutimeve, Këshilli vendosi t’i besojë Edmond Koloshit drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Emërimi i tij vjen në kuadër të procedurave të KLP-së për plotësimin e funksioneve drejtuese në organet e prokurorisë, me synimin për të garantuar vijimësinë e punës dhe forcimin e eficiencës në administrimin e çështjeve penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



