E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP reagon pas skandalit me Olger Eminaj
Lajme

KLP reagon pas skandalit me Olger Eminaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të një skandali që përfshin anëtarin e tij, Olger Eminaj, i denoncuar për sjellje të papërshtatshme me përmbajtje seksuale.

Rasti u bë publik nga emisioni investigativ Stop, ku pretendohet se Eminaj i ka dërguar një qytetareje materiale intime, përfshirë foto të organit seksual, si dhe ka zhvilluar komunikime me përmbajtje seksuale gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit.

Në reagimin e tij, KLP shprehet se e ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar dhe bën me dije se ankesa e qytetares është referuar për trajtim pranë Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Institucioni sqaron gjithashtu se për çdo çështje që lidhet me përgjegjësinë disiplinore të anëtarëve të tij, kompetenca i takon Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe më pas Gjykata Kushtetuese, bazuar në parashikimet e ligjit nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Në deklaratë theksohet se verifikimet janë në proces dhe po kryhen nga institucionet përkatëse për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. KLP nënvizon se do të bashkëpunojë me të gjitha strukturat përgjegjëse për të garantuar një trajtim objektiv dhe të paanshëm të çështjes, në përputhje me ligjin.

Në fund, institucioni garanton se mbetet i angazhuar në ruajtjen e integritetit dhe standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike, pavarësisht situatave që mund të cenojnë besimin e publikut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.