E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Knuti m’u drejtua si ‘Zonja e parë”, Kryemadhi tregon bisedën me Fleckenstein: U zhgënjye? Nuk është…
Politikë

“Knuti m’u drejtua si ‘Zonja e parë”, Kryemadhi tregon bisedën me Fleckenstein: U zhgënjye? Nuk është…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 i ka kthyer përgjigje deklaratave të eurodeputetit Fleckenstein. Kryemadhi tha se nuk është problem për të zhgënjimi i Fleckenstein, por sipas asaj më e rëndësishme është që shqiptarët të mos të mbeten të zhgënjyer prej saj.

Kryemadhi publikoi një status të vitit të kaluar nga eurodeputeti Fleckenstein, i cili shkruante se Shqipëria është në BE, një mashtrim i madh sipas Kryetares së LSI-së, pasi sicc dihet Shqipërisë ende nuk i janë hapur negociatat me Bashkimin Europian

“E para, nuk është ndonjë problem i madh që Fleckenstein u zhgënjye nga unë, për mua është e rëndësishme të mos zhgënjehen shqiptarët nga Monika, sepse atë ka kush nuk e zhgënjen. Unë këtu kam një status të Knutit që mban datën 27 qershor 2018, që ky e ka hapur integrimin. Kështu tha ky. Ky zotëria e ka hapur integrimin, e ka integruar Shqipërinë. Sipas Knutit dhe Edi Ramës, Shqipëria është me negociata të hapura. Tani më thoni mua, kush gënjen, unë apo Knuti? Urime, Shqipëria është në BE thotë ky në status.

Po ashtu hapeni Twetterin e tij, sepse këto janë grupi ciu-ciu, dhe do ta lexoni. Tani, t’ju sqaroj diçka se pse është mërzitur z. Knut. E para, z. Knut dhe kushdo tjetër ndërkombëtar as nuk më intimidon dot mua, as nuk më kërcënon dot mua. Dhe jo vetëm mua, por çdo shqiptar, edhe pse jemi popull i vogël dhe i varfër, por integritetin dhe identitetin nuk na e merr dot askush, kushdo qofshin ata. E dyta, nëse z. Knut i është drejtuar Monikës si ‘Zonja e parë’, mesa duket z. Knut sa herë që ka ardhur në Shqipëri nuk qenka marrë me punët e veta, por me punë të tjera jashtë institucionit sepse Monika Kryemadhi as ka qenë dhe as nuk do jetë ndonjëherë ‘Zonjë e parë’, sepse nuk ekziston institucioni i ‘Zonjës së parë’ në Shqipëri. E dyta, unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo e Presidentit të Shqipërisë. Jam Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së”, tha Kryetarja e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.