E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kodi i ri penal: Pini hashash por mos bëni MEME
Publik News

Kodi i ri penal: Pini hashash por mos bëni MEME

Kur na ndajnë 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mendon që të kriminalizojë fotot dhe videomontazhet, siç njihen ndryshe memet.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, personat, të cilët modifikojnë fotot dhe nuk e shënojnë që fotoja apo videoja është montazh, do të dënohen deri më 1 vit burg. Sipas nenit 238, “cenimi i imazhit të personit”, thuhet se kur publikimi ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi dhe nuk thuhet që është një montazh, kjo do konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënimi për këtë do të jetë deri në 1 vit burgim.

“Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që ështënjë montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se është i tillë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj”, shkruhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë.

kodi penal

SHPIFJA

Ministrja Gjonaj po ashtu ka parashikuar edhe kriminalizimin e shpifjes. Në nenin 227 të draftit të Kodit Penal që po ndryshohet, parashikohet cilësimi i shpifjes si kundërvajtje penale, kur deklaratat e rreme apo ofenduese cenojnë nderin dhe reputacionin e personit.

Sipas propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë, kjo do dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë. Por nuk mbaron me kaq, sepse ka edhe dënim plotësues të përgënjeshtrimit dhe faljen publike ndaj “viktimës’. Një shtesë e re në ligj është dhe dënimi për hapjen e shpifjeve ne rrjetet sociale, për këtë parashikohen gjoba të majme.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare”, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë. Po ashtu parashikohen dhe gjoba dhe ndëshkime për botuesit e mediave, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve si dhe printuesëve”.

DËNIMET PËR LËNDËT NARKOTIKE

Teksa propozon që të kriminalizojë memet, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkon që të zbuten dënimet për përdoruesit e lëndëve narkotike. Sipas Kodit Penal në fuqi, dënimi minimal për shitje të lëndëve narkotike është 5 vjet.

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”, thuhet në nenin 283 të Kodit Penal aktual. Por Ministria e Drejtësisë propozon që të ulet dënimi minimal në dy vite burg na 5 që është aktualisht.

“Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate, të cilat shërbejnë për prodhimin, përpunimin dhe përdorimin e bimës se hashashit ose kanabis sativa, të klasifikuara me ligj të veçantë ne kategorinë e lëndëve narkotike ose substancë psikotrope, dënohet me burgim nga 2 deri ne 5 vjet”, propozohet në Kodin e ri Penal. Ndërkohë për personat që kapen me 10 gr hashash për përdorim personal nuk parashikohet dënim me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.