E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegët e bullizuan në Tik-Tok, nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës duke pirë fotoksinë
Lajme

Kolegët e bullizuan në Tik-Tok, nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

Bedrie Loka është 41-vjeçarja e cila i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Nëna e 4 fëmijëve bullizohej në rrjetin social TikTok në mënyrë të vazhdueshme që prej vitit 2022.

Vajza e tezes së saj dyshohet se ishte ajo e cila i kishte hapur një profil falso në rrjetin social kushërirës me fotot e saj. Ajo i kishte postuar një foto me tekst denigrues që kishte marrë mbi 30.0000 shikime në TikTok. E ndjera e kishte denoncuar këtë rast edhe në Policinë e Durrësit.

Më datë 2 Janar 2024, Loka i uroi ditëlindjen vajzës së saj dhe më pas konsumoi fostoksinë.

Viktima i ishte shprehur disa herë djalit të saj se do të kryente vetëvrasje duke thënë “…për nder rroj”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Durrësit.

REAGIMI:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një e moshuar, e cila thotë se viktima Bedrie Loka ishte një grua e thjeshtë.

“Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë bitin që i ka ardhur. Ajo ka qenë burrë, nuk ka qenë grua, ka qenë jashtëzakonisht grua e thjeshtë.”

A ka pirë helm?

“Nuk e di! Burrin e ka pasur në Greqi. Burri ia la fëmiëjn në bark dhe ishte 7 vjet në burg, bashkë me vëllanë.“

Dëshmi të tjera jashtë kamerës flasin për një video që ishte kthyer në meme për viktimën, e cila dyshohet se është hedhur në rrjetet sociale nga një kushërirë e saj.

bashkë  me kolegët e  punës, të cilët sipas pretendimeve të familjarëve të të ndjeres, ajo ishte bullizuar duke i hapur një faqe denigruese në rrjetin social Tik Tok ku dhe policia ishte në dijeni të rastit.

Kolegët e 41-vjeçares kanë qendruar të distancuar, duke thënë për mediat se nuk kanë të bëjnë me këtë ngjarje, ndërsa ka reaguar edhe pronari, shtetas italian, i cili po ashtu ka mbajtur të njëjtin qendrim duke u shprehur përpara gazetarëve se këta të fundit nuk kanë pse shkojnë në ambientet e punës, duke shtuar mëtej se zonja ndërroi jetë në ambientet e baneses së saj. Kështu, ata mohojnë dhe bullizmin 1-vjeçar që i kanë bërë 41-vjeçares. Ndërkohë, sipas burimeve bëhet me dije se më herët e ndjera ishte ankuar te pronari, tek i cili nuk kishte gjetur një zgjidhje.

Kompania ku punonte 41-vjeçarja prodhon litarë në zonën e Fllakës për tragetët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.